LAJMI I FUNDIT:

Rihapet tregu në Tetovë

Rihapet tregu në Tetovë
Foto: Arkiv/Ilustrim

Tregu i Tetovës tashmë ka filluar të funksionojë normalisht. Dita e enjte si zakonisht në Tetovë ishte ditë tregu, por pas gjendjes së krijuar me Covid 19, tregu nuk punonte pikërisht gjatë ditës së enjte. Tani, tetovarët edhe gjatë ditës së djeshme i janë rikthyer tregut për të blerë sendet e nevojshme, por edhe për gjëra që nuk mund t`i gjejnë ditëve tjera në këtë treg. Megjithatë, tregtarët thonë se ka më pak qytetarë që vijnë të blejnë në këtë periudhë. Por, edhe përskaj numrit të vogël të qytetarëve, tregu i gjelbër në Tetovë ka filluar të frymojë dhe t’i kthehet normalitetit, shkruan gazeta Koha.

“Javën e parë kemi patur më pak njerëz ngase shumë qytetarë nuk e kanë ditur se do të fillojë të punojë gjatë ditës së enjte. Kemi punuar me humbje gjatë tërë kohës, kurse humbjet më të mëdha janë se gjatë ditëve të enjte nuk kemi punuar më shumë se një muaj, kurse neve pikërisht ditën e tregut punojmë më shumë. Kemi shpresa se do të përmirësohet gjendja tash e tutje, dhe do të punojmë më mirë”, thotë një tregtar.

Nga ana tjetër, nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, e cila menaxhon me tregun Tetovës, thonë se shitësit janë të obliguar që të mbajnë maska dhe doreza, kurse apelohet deri tek qytetarët që të mbajnë distancën dhe të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndryshe, në tregun e Tetovës ka rreth 160 shitës, ku krahas pemëve dhe perimeve shitet edhe tekstil në një skaj të tregut. Në këtë treg tezgat janë të ndara në katër kategori, ku kategoria e katërt është për ata që qëndrojnë vetëm një ditë, kryesisht gjatë ditës së enjte dhe numri që shfrytëzojnë vetëm një ditë tezgat është rreth 20. Tregtarët që kanë tezga në kategorinë e parë paguajnë 3600 denarë në muaj, kategoria e dytë ka 2560 denarë dhe e treta 1600 denarë.


Tregu i Tetovës është në kategorinë e tregjeve gjysmë të hapura, prandaj edhe tregtarët shpesh herë ankohen për shkak të kushteve, sidomos gjatë stinës së verës dhe dimrit. Shitësit ankohen për kushtet që ofron ky treg sidomos kur temperaturat janë të ulëta, dhe si rezultat i kësaj, vjen deri tek ngrirja e pemëve dhe perimeve. Në ndërkohë, drejtori i Ndërmarrjes publike komunale Tetova, Xhelal Ceka, thotë se kushtet janë ato që janë dhe nuk mund të intervenojnë për të përmirësuar këtë situatë sepse ky treg është në kategorinë e tregjeve gjysmë të mbyllura, prandaj edhe shitësit duhet që të bëjnë më pak furnizime që të mos dëmtohen.

“Është e vërtetë se ka raste kur shitësit kanë probleme me prodhimet e tyre, sidomos në temperaturat nën zero, sepse natyra e këtij tregu është e tillë, pra gjysmë i hapur, dhe shitësit duhet që të kenë kujdes që të mos furnizohen me më shumë prodhime që nuk u rezistojnë këtyre temperaturave, si në kushte tjera klimatike gjatë vitit”, thotë Ceka. Shitësit kërkojnë që të mbulohet komplet tregu i gjelbër dhe të izolohet aq sa ka mundësi që të mos prishen produktet./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori