LAJMI I FUNDIT:

Rihanna vjen me një prerje të re flokësh elegante

Rihanna vjen me një prerje të re flokësh elegante

Një ditë tjetër, një pamje tjetër e jashtëzakonshme e flokëve nga Rihanna.

Kohët e fundit, ajo na ka dhënë pamje me flokë të gjata, por na dha edhe përgjigjen për zgjidhjen e rrënjëve të yndyrshme, gjatë paraqitjes së saj në Met Gala.


Tani, Rihanna ka hedhur disa fotografi të tjera në Instagram, këtë herë duke na treguar se sa e mrekullueshme duket me flokë të shkurtër.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)


Në fotografitë, të postuara për të promovuar kompaninë luksoze të çantave Rimowa, Rihanna mund të shihet e ulur në një makinë me flokë super të shkurtra, të trazuara, por ende me shumë stil. Për të përfunduar pamjen, ajo ka një palë syze dielli të vendosura në kokë.

Në thelb, kjo prerje e shfaqur në fotografitë e fundit të yllit është përkufizimi i elegancës pa mundim.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)


Stilisti i famshëm Yusef Williams ishte prapa pamjes dhe gjithashtu postoi të njëjtën fotografi , e cila ishte përmbytur me lavdërime nga ndjekësit. /Telegrafi/