LAJMI I FUNDIT:

Rihanna do të performojë në “Oscars 2023”

Rihanna do të performojë në “Oscars 2023”
Foto: Getty Images

Disa javë më parë, Rihanna, mahniti audiencën në stadiumin “State Farm” në Glendale, Arizona, me shfaqjen e saj spektakolare të pjesës së parë në “Super Bowl 2023”.

Këngëtarja ka bërë një rikthim madhështor në skenë dhe ka shfrytëzuar rastin për të zbuluar shtatzëninë e saj të dytë.

Tani, artistja e hitit “Umbrella” do të performojë në një tjetër event prestigjioz: Edicionin e 95-të të Çmimeve të Akademisë.


Rihanna (Foto: Getty Images)

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se Rihanna do të performojë këngën “Lift Me Up” nga filmi “Black Panther: Wakanda Forever” gjatë ceremonisë së Oscars më 12 mars.

Akademia sivjet ka nominuar “Lift Me Up”, një këngë nga filmi “Black Panther: Wakanda Forever”, për këngën më të mirë origjinale.

Rihanna shpenzoi gjysmë milionë euro gjatë qëndrimit në Arizona për të performuar në "Super Bowl"
Lexo po ashtu Rihanna shpenzoi gjysmë milionë euro gjatë qëndrimit në Arizona për të performuar në "Super Bowl"

Kënga u shkrua nga Rihanna, Tems (Temilade Openiyi), Ludwig Goransson dhe regjisori i filmit, Ryan Coogler.

Ky është nominimi i parë i Rihannas për një çmim “Oscar”.

“Hold My Hand” shkruar nga Lady Gaga dhe BloodPop për filmin “Top Gun: Maverick” është gjithashtu në garë.

Me performancën e saj të ardhshme në “Academy Awards”, ylli nga Barbados tani është bërë gruaja e parë në histori që performon në dy shfaqjet e mëdha në të njëjtin vit.

View this post on Instagram

A post shared by The Academy (@theacademy)

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga publikimi i albumit të saj të fundit (2016), ndikimi i Rihannas në industrinë e muzikës vazhdon.

Me gjithë fokusin aktual në përpjekjet e biznesit – duke përfshirë lansimin e fundit të linjës së saj të katërt të të brendshmeve “Savage X Fenty” – hitet e saj janë akoma po aq të dëgjuara. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Në trend Magazina

Më shumë
Pati dyshime të shumta, G Bani detyrohet të publikoj fotografi të babait nga spitali: Ia kam për detyrim moral produksionit

Pati dyshime të shumta, G Bani detyrohet të publikoj fotografi të babait nga spitali: Ia kam për detyrim moral produksionit

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Elton Ilirjani paralajmëron rikthimin e Parashqevi Simakut me një videoklip të ri

Elton Ilirjani paralajmëron rikthimin e Parashqevi Simakut me një videoklip të ri

Magazina
Jennie dhe Dua Lipa publikojnë videoklipin e këngës

Jennie dhe Dua Lipa publikojnë videoklipin e këngës "Handlebars"

Magazina
Aldo dhe Rizarta shfaqen më të afërt se kurrë, duke ngritur dyshime për një romancë të mundshme

Aldo dhe Rizarta shfaqen më të afërt se kurrë, duke ngritur dyshime për një romancë të mundshme

Magazina
Kalo në kategori