Ylli i muzikës, Rihanna më në fund iu është adresuar thashethemeve se ajo është fejuar.

Këngëtarja nga Barbadosi këtë e bëri gjatë një dalje të fundit publike, teksa u pyet për unazën e diamantit që mbante prej ditësh.


“Kjo unazë e vjetër? Silleni sikur nuk e keni parë kurrë këtë unazë”, tha këngëtarja, 34 vjeçe për paparacët në Los Angeles, kur u pyet nëse është fejuar me të dashurin ASAP Rocky, 33 vjeç.

55717005 10645221 Looking fab Rihanna flashed a massive diamond ring on her weddin m 36 1648067525338

Unaza është një ‘Sloan Solitaire’ nga Briony Raymond, të cilën Rihanna e ka mbajtur me vete disa herë në të kaluarën, megjithëse në një gisht tjetër, shkruan PageSix.

Ndërkohë, teksa Rihanna ka bërë fansat e saj konfuz në lidhje me spekulim për fejesë, ajo ka qenë një 'libër i hapur' kur bëhet fjalë për shtatzëninë e saj.

55717007 10645221 Being honest In an interview that ran in Elle last week Rihanna  m 86 1648068074327

“Ndjehem sikur kjo është lloji i nënës që do të jem. Psiko për këtë”, tha ajo së fundmi me shaka për Elle, duke treguar se është në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

“Ka një shkëlqim shtatzënie. Ka edhe ato ditë. Sidomos në tremujorin e tretë, ku zgjohesh dhe thua: 'Oh, a duhet të vishem?”, u shpreh artistja.

55717009 10645221 What if A previous sighting of the ring set off a storm of conje m 40 1648067618690

Krijuesja e "Kiss It Better" tutje shpjegoi se "fytyra bëhet pak e rrumbullakët dhe topolake" nga shtatzënia.

“Gjithçka është një sfidë, që nga veshja dhe mënyra se si do të bësh grimin. Por më pëlqejnë sfidat. Më pëlqejnë gjërat që më detyrojnë të jem krijues dhe të krijoj në mënyra të reja. Dhe me bukurinë, ka shumë që mund të bësh”, vazhdoi tutje deklaratën e saj themeluesja e "Fenty Beauty".

55717011 10645221 What an ensemble Rihanna teamed her dress with a mosaic coat tha m 57 1648067805190

Rihanna njoftoi se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së parë në janar të këtij viti. Dyshja janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2020.

Ashtu si Robyn Rihanna Fenty (emri i plotë), këngëtarja Adele ka refuzuar të konfirmojë nëse unaza me diamant që ajo mban kohët e fundit është një shenjë e fejesës me të dashurin Rich Paul. /Telegrafi/

276970656 958822251669524 1183898244304048506 n 1