Pas Dua Lipës, edhe një këngëtare me renome ndërkombëtare proteston ashpër kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Rihanna zgjedhjeve presidenciale ka shprehur haptazi mbështetjen për kandidaten demokrate për presidente të SHBA-sëHillary Clinton.


Por me fitoren e Trump dhe ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjërat në SHBA po ndryshojnë. Vendimi i presidentin të ri amerikan për ndalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane në SHBA, duket se ka revoltuar edhe këngëtaren nga Barbadosi.

“I neveritur! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë!!”, ka shkruar Rihanna në Twitter. /Telegrafi/