LAJMI I FUNDIT:

Rihanna merr shkumësin në dorë dhe provon t’u mësojë matematikë nxënësve të varfër në Malawi (Foto/Video)

Rihanna merr shkumësin në dorë dhe provon t’u mësojë matematikë nxënësve të varfër në Malawi (Foto/Video)

Rihanna ‘fuqizoi’ nxënësit e varfër kur i vizitoi ata në Malawi në janar të këtij viti, teksa ndau edhe një fond për ta.

Por, krijuesja e hitit “Diamonds” vendosi që të mërkurën në rrjetin social Instagram, të ndajë një tjetër fotografi nga ai udhëtim bamirës për fondin “Clara Lionel”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Vazhdojnë kritikat për peshën e Rihannas (Foto)
Lexo po ashtu Vazhdojnë kritikat për peshën e Rihannas (Foto)

Ajo ka publikuar imazhin e uljes së saj me disa nga fëmijët me titullin: “Koha ime në Malavi ishte aq frymëzuese! Duke punuar me “Clara Lionel”, fondacionin tim për të përmirësuar jetën e studentëve globalisht, së bashku me ‘GP forEducation’”.


https://www.instagram.com/p/BVC1n1YDXDX

Organizata e saj u bashkua me Partneritetin Global për Arsimin me qëllim që të vizitojë një nga vendet më të varfra në botë.

Megastari gjithashtu ndau një lidhje në një video nëntë minutëshe në kanalin YouTube, që dokumentonte vështirësitë e fëmijëve të Malavit dhe se si organizatat po përpiqen të ndihmojnë.

Këngëtarja Rihanna gjatë vizitës së saj në Malawi

Rihanna, përveç se ndihmoi me fonde, ajo mori guximin duke hyrë në një klasë në një nga shkollat fillore, për të marrë ‘frontin’ e profesoreshës së matematikës, për t’iu mësuar fëmijëve pak nga matematika.

Rihanna shfaqet sensuale, tregon tatuazhin në gjoks (Foto)
Lexo po ashtu Rihanna shfaqet sensuale, tregon tatuazhin në gjoks (Foto)

Ndërsa fëmijët mësonin në melodi, Rihanna përdorte talentin e saj muzikor për t’i ndihmuar ata të zgjidhnin problemin 6-4.

Rihanna provon t’ua mësojë me melodi matematikën nxënësve të varfër në Malawi

Bukuroshja nga Barbadosi ishte shfaqur plot stil para studentëve, duke u dukur si një profesoreshë e vërtetë.

Dhe Rihanna u shpreh: ‘Është e mahnitshme, mënyra se si ata mësojnë, unë dua që ata të mësojnë në melodi. Kjo është gjëja ime e preferuar, sepse fëmijët me melodi mësojnë shumë shpejt”

“Pra, nëse mund ta përdorni atë si një mjet për të mësuar, mendoj se kjo është gjëja më e shkëlqyer dhe më brilante”.

Të gjitha lajmet për Rihannën
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Rihannën

Fotografitë e këngëtares 29 vjeçare me shkumës në dorë pranë dërrasës së zezë, bënë vërtet xhiron në rrjetet sociale, ndërsa u morën si një shembull i mirë se si për të ndihmuar duhet të kesh një shpirt bamirës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori