Rihanna thuhet se ka planifikuar fshehurazi një turne rikthimi prej 32 milionë funtesh (36.7 milionë euro) pas pauzë së saj pesëvjeçare nga industria e muzikës.

Është raportuar se ylli i R&B ka planifikuar një turne botëror për 2024/2025 pasi ka arritur një marrëveshje marramendëse me Live Nation.


Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare thuhet se ka edhe dy albume me materiale të reja për t'i publikuar, për të cilat ka punuar.

76855537 12658699 image a 62 1697963269499

Një burim i tha Mirror: "Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas nënshkrimit me Live Nation".

Sipas burimeve, ata kanë hartuar një plan që ekipi i saj krijues të punojë në një turne botëror në Los Angeles, ndërsa ajo rrit dy fëmijët e saj.

Rihanna thuhet se do të nënshkruajë turneun sapo të jetë gati të kthehet në punë.

76855591 12658699 image a 63 1697963273787

Lajmi vjen dy muaj pasi solli në jetë djalin e saj të dytë, Riot Rose Mayers.

Djali i tyre lindi më 1 gusht 2023, në Spitalin Cedar Sinai në Los Angeles, sipas certifikatës së lindjes të marrë nga The Blast.

Çifti zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre të emërtimit, duke përdorur një emër tjetër që fillonte me një 'R', pasi i vuri emrin djalit të tyre të parë, RZA Athelston Mayers.

76321347 12613263 Happy couple Rihanna announced her second pregnancy when she sho a 118 1696954583237

Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë kur performoi në Super Bowl në shkurt të këtij viti.

Çifti filloi të takohej në vitin 2020 pasi ishin lidhur profesionalisht që në vitin 2013, teksa ata nxitën gjithashtu thashethemet për martesë kur ishin në Festivalin "Cannes Lions 2023" në qershor. /Telegrafi/