Sipas Radar Online, këngëtarja e hitit “Russian Roulette” do të lansojë librin ‘Rihanna: The Last Girl On Earth’ gjatë qershorit të këtij viti.

Libri do të ketë çmimin e 50 dollarëve dhe do të përfshijë edhe fotografi të këngëtares 21-vjeçare. Bashkë-autor i librit krahas Rihannas do të jetë edhe Simon Henwood, drejtori artistik i turneut të saj të ardhshëm.


Rihanna së fundi ka shprehur interesim për të luajtur edhe në filma./Telegrafi/