LAJMI I FUNDIT:

Rihanna, ASAP Rocky dhe djali i tyre, zbukurojnë ballinën e Vogue

Rihanna, ASAP Rocky dhe djali i tyre, zbukurojnë ballinën e Vogue
(Foto: Instagram/britishvogue)

Rihanna me partnerin e saj, ASAP Rocky dhe djalin nëntëmuajsh, e kanë zbukuruar kopertinën e edicionit britanik të Vogue.

Në intervistën për këtë revistë, këngëtarja ka folur ndër të tjera për veshjet e shtatzënisë, të cilat shumëkush i quajti të guximshme.


Rihanna shkëlqen me më shumë se një milion euro diamante në “Super Bowl 2023”
Lexo po ashtu Rihanna shkëlqen me më shumë se një milion euro diamante në “Super Bowl 2023”

“Gjatë shtatzënisë nuk kam pasur probleme me zgjedhjen e veshjeve, por pasi jam kthyer nga spitali në shtëpi kam veshur vetëm tuta”, është shprehur ajo.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Rihanna shtoi se djalit të saj i blen shpesh rroba me dizajne lulesh dhe se nuk i pëlqen të jetë skllav i rregullave.

“Unë i blej edhe rroba rozë. Më pëlqen rrjedhshmëria gjinore në modë. Zakonisht blej në departamentin e meshkujve”, ka thënë tutje.

Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë
Lexo po ashtu Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë

Ndryshe, disa ditë më parë, ylli i muzikës performoi në Super Bowl. Ishte performanca e saj e parë pas një pauze shtatëvjeçare. Ndërkohë, i ka habitur fansat duke treguar se është në pritje të fëmijës së dytë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)