Nga: Skënder Karaçica

Reklama

Shkrimtari Rifat Kukaj, shpeshherë shkonte në Drenicën e tij. Në takimet e mia me të, në udhët e Gllogocit, rrëfente për historinë, për frymëzimet në krijimtarinë letrare, për Tërstenikun, për prindërit dhe sidomos për nënën dhe vuajtjet e saj për të rritur djalin e vetëm.

Një ditë, kur në udhët e kësaj qyteze me baltën e Drenicës, po ecnim bashkë me Rifat Kukajt, atypari parakaloi një plak i veshur me kostumin kombëtar dhe me plisin e bardhë mbi kokë. Shkrimtari e ndali hapin dhe më tha:

– E shihni plakun e Drenicës që barra e jetës ia ka thyer kurrizin!

Reklama

Deshi të thotë se çfarë po u bën regjimi serb dhe e përmbylli fjalën kështu:

– Sa të ëmbël janë drenicakët tanë Skënder. Më dhashtë Zoti jetë do të shkruaj një roman me njëmijë faqe për Drenicën tonë – tha ai dhe e ktheu kokën për të parë se si ecte plaku i thyer në kurrizin e jetës.

Reklama

Rifat Kukaj, sa shumë e donte Drenicën…