Ricciardo fiton çmimin e madh të Montecarlos, lë pas Vettelin dhe Hamiltonin

Danial Ricciardo ka fituar garën për cmimin e madh të Montecarlos, duke lënë pas vetes Sebastian Vettelin dhe Lewis Hamiltonin.
Piloti australian i Red Bull, Ricciardo e ka përmbyllur një fundjavë fantastike në garën e Montecarlos, duke arritur të fitojë garën.
Pas fitimit të provave të lira dhe Pole Position, Ricciardo kompletoi një garë të fortë duke e zënë vendin e parë me dominim dhe rekord.
Menjëherë pas tij përfundoi piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, që menaxhoi mirë një garë.
Në vendin e tretë në garën për çmimin e madh të përfundoi piloti britanik Lewis Hamilton.
Pas Hamilton që përfundoi në vendin e tretë, pas tij erdhën e Kimi Raikkonen dhe shoku i tij i skuadrës, Valteri Bottas.
Deri më tani janë zhvilluar gjashtë gara ndërsa kryesimin për pilotë e mban Leëis Hamilton me 110 pikë, i ndjekur Vettel me 96 pikë. /Telegrafi/



















































