LAJMI I FUNDIT:

Rhotert kritikon BE-në për injorimin e agresivitetit të Serbisë ndaj Kosovës: Ndikimi i SHBA-së ndaloi tri luftëra në Ballkan

Rhotert kritikon BE-në për injorimin e agresivitetit të Serbisë ndaj Kosovës: Ndikimi i SHBA-së ndaloi tri luftëra në Ballkan

Politologu gjerman Alexander Rhotert ka ngritur shqetësime për tensionet në rritje në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se Bashkimi Evropian po injoron sjelljen agresive të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj vendeve fqinje, veçanërisht ndaj Kosovës.

Sipas Rhotert, BE-ja duket se nuk ka nxjerrë mësime nga luftërat ballkanike të së kaluarës dhe vazhdon të mbyllë sytë ndaj kërcënimeve të përsëritura të Serbisë.

Ai vuri në pah faktin se fuqitë kryesore të BE-së, si Gjermania dhe Franca, po neglizhojnë përforcimin e lidhjeve të Serbisë me Rusinë, ndërkohë që Vuçiq vazhdon të rrisë presionin ndaj fqinjëve.


Ndërhyrjet e SHBA-së, sipas tij, kanë qenë jetike për të parandaluar shpërthimin e luftërave të reja në rajon.

Rhotert veçoi ndërhyrjet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Kosovë në tetor të vitit 2023 dhe të drejtorit të CIA-s, William Burns, në Bosnje në gusht 2024, si momente kyçe që kanë ndalur përshkallëzimin e situatës.

“Pa këto ndërhyrje, ndoshta sot do të kishim tre konflikte të armatosura në Evropë,” tha ai në një artikull të botuar nga gazeta gjermane Tageszeitung.

Rhotert gjithashtu përmendi retorikën e përdorur nga Vuçiq, e cila sipas tij, është një rikthim i diskursit të ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, që synonte mobilizimin e popullit për agresion ndaj popujve të tjerë, duke e përqendruar fokusin te Kosova.

“Vuçiq ka sjellë në pushtet disa figura të vjetra nga regjimi i Millosheviqit, me qëllim që të përfundojë projektin e dështuar të ‘Serbisë së Madhe’,” shtoi ai.

Ai përfundoi duke paralajmëruar se nëse BE-ja nuk vepron tani dhe nuk nxjerr mësime nga e kaluara, ajo rrezikon të përsërisë gabimet e viteve ’90./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori