Rezultati i çmendur i kampionatit argjentinas - federata ndryshoi rregullat dhe shpalli kampionin

Lojtarët e Rosario Central janë zyrtarisht kampionë të Argjentinës për vitin 2025, pasi Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ndryshoi kriteret për dhënien e titullit në fund të sezonit.
Në një takim të mbajtur në selinë e AFA-s të enjten, u vendos që titulli i kampionatit do t'i jepet ekipit që fiton më shumë pikë gjatë gjithë vitit kalendarik, domethënë, shumës së pikëve nga Apertura dhe Clausura.
Sipas kriterit të ri, Rosario Central është më e suksesshme me 66 pikë, katër më shumë se Boca Juniors e vendit të dytë.
¡CENTRAL CAMPEÓN DE LA LIGA 2025! ¡SOMOS EL MEJOR EQUIPO DEL AÑO! 💛💙🏆 pic.twitter.com/7RbY1wcKZ3
— Rosario Central (@RosarioCentral) November 20, 2025

Rregullat e mëparshme parashikonin që skuadra me më shumë pikë siguronte vetëm një vend në Kupën Libertadores të radhës, ndërsa fituesit e Apertura dhe Clausura luanin për titullin e kampionatit.
Ky është titulli i pestë kampion i Argjentinës për Rosario Central, dhe i pari që nga viti 1987 për të cilin luan edhe Angel Di Maria, duke filluar këtë sezon. /Telegrafi/
𝐃𝐈 𝐌𝐀𝐑𝐈́𝐀 & 𝐑𝐎𝐒𝐀𝐑𝐈𝐎 𝐀𝐑𝐄 𝐂𝐄𝐍𝐓𝐑𝐀𝐋 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 𝐂𝐇𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐒 𝐎𝐅 𝐀𝐑𝐆𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍𝐀 🇦🇷🏆
Ángel Di María returned to his boyhood club Rosario Central last summer and has now won their first league title since 1987 👏🥇
Di María since returning to… pic.twitter.com/IT63cKG0he
— 433 (@433) November 20, 2025


















































