LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e para për Komunën e Vrapçishtit

Rezultatet e para për Komunën e Vrapçishtit

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje ka shpallur rezultatet e para të zgjedhjeve në rreth të dytë në Vrapçisht.

Sipas të dhënave të fundit, nga 12 vendvotime nga gjithsej 39 vendvotime, për Nebi Rexhepin nga BDi kanë votuar 1.129 persona ose 44.52%, ndërsa për Isen Shabanin kanë votuar 1.351 vota ose 53.27%.


Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/