LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit
Shaip Kamberi

Pas miratimit të rezolutës së OKB-së për Srebenicën, ka reaguar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi ka thënë se ky është një grusht i fortë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mohon krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebenicë.

“84 vende të botës i dhanë grusht të fortë narativit politik të presidentit serb të mohimit të krimeve të luftës dhe gjenocidit në Srebrenicë, politikës së glorifikimit të kriminelëve të dënuar”, ka thënë Kamberi.


Ai ka thënë se “bota do ta mbajë në mend Srebrenicën”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën, që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë
Lexo po ashtu Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andora, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Fixhi, Estonia, El Salvadori, Egjipti, Ekuadori, Çekia, Kroacia, Kosta Rika, Kolombia, Kili, Kadi, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gamibia, Gjermania, Guinea Bissau, Indonezia, Irani, Iraki, Italia, Japonia, Jordania, Mali i Zi, Malta, Libia, Lituania, Latvia, Kuvaji, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Polonia, Katari, Portugalia, Republika e Koresë, San Marino, Turqia, Tunizia, Zvicra, Suedia, Spanja, Afrika e Jugut, Sllovenia, Sierra Leone, Singapori, Arabia Saudite, Senegali, Yemeni, Uruguaj etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori