Kosova do të luajë ndaj Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa sulmuesi Astrit Selmani që po bën karrierë në elitën rumune ka folur për mediat e këtij vendi për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sulmuesi kosovar i Dinamo Bukuresht nuk është në skuadrën e parë të Franco Foda, por për mediumin rumun Digi Sport ka thënë se do të mbështesë bashkëlojtarët e tij.


Madje, Selmani i ka paralajmëruar “trikolorët” që të kenë frikë nga Vedat Muriqi, një nga futbollistët më të vlefshëm nga Kosova.

“Mendoj se do të takohem me lojtarët nga Kosova. Ata janë miqtë e mi dhe unë dua t'i mbështes. Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Rumania është më në paqe se Kosova, falë rezultateve. Vizitorët duhet të sulmojnë në këtë ndeshje”, deklaroi Selmani.

Astrit Selmani 1 3

Tutje, Selmani shtoi se ka besim të madhe në fitore te Kosova.

“Po. Besimi është i lartë. Ata presin të vijnë këtu dhe të fitojnë, të marrin pikët. Gjithçka është në duart e Rumanisë, por gjithçka është e mundur dhe ata kanë besim”.

“Ishte një surprizë për Kosovën, kur Rumania fitoi 3-0. Mendova se ishim favoritë dhe do të fitonim. Ndoshta e nënvlerësuan Rumaninë. Për mua Rumania është një ekip i mirë”, nënvizoi Selmani.

Ai deklaroi se është i zhgënjyer që nuk është në listën e ngushtë, por në atë rezervë.

DSC 0735

“Është e qartë se jam i zhgënjyer. Isha në listën e parë më parë, por e refuzova ftesën. Isha pak i lënduar dhe doja të shërohesha për Dinamon. Këtë herë ata zgjodhën lojtarë të tjerë. Kështu është në futboll”, ka thënë sulmuesi.

Selmani vlerësoi lojtarët e Rumanisë, duke thënë se Marius Marin, Dennis Man, Alexandru Mitrita, Louis Munteanu dhe Daniel Birligea.

Ai u ndal edhe te Kosova, duke treguar se kujt duhet t'i frikësohet Rumania, duke e cilësuar Vedat Muriqin si më të mirin.

“Rumania duhet t'i frikësohet Vedat Muriqit. Ndonjëherë mund të thuash se ai nuk është në lojë, por ai është shumë i rrezikshëm në kuadrat. Me goditje me kokë, ai është një nga më të mirët në Evropë!”, deklaroi Selmani për Digi Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app