Një ditë pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Ermal Hoxhën dhe 8 të pandehur të tjerë të çështjes “Xibraka”, ka reaguar me një status të fortë në rrjete sociale Rezarta Shkurta.
Këngëtarja e njohur, bashkëshorte e Ermal Hoxhës i referohet lajmeve që janë bërë për të dhe partnerin e saj, në kushtet kur ai ndodhet në burg dhe aktivitetit që ajo bën në jetën e përditshme.
Rezarta përmend disa tituj lajmesh, teksa paralajmëron mediat se do të përballen me përgjegjësi para ligjit për atë që shkruajnë.
REAGIMI I SAJ:
I di si i thonë kësaj historie?
Mirë problemi, po s’të lenë rehat as mizat!
Gjatë këtyre dy vjetëve, kam njohur botën, njerëzit më shume seç kisha mundur t’a bëja për 28 vite jetë. Kam njohur dashakeqësinë e pangopur të gazetarëve, për disa klikime e për disa komente të njerëzve të frustruar në jetën e tyre. Pa marrë fare parasysh çfarë ndikimi mund të shkaktojnë tek familjarët. Këto vite kam lexuar çmenduri të tipit “Ermali në burg, Rezarta në plazh” pa marrë parasysh që isha me familjen, apo “Ermali në burg, Rezarta qesh”
Rezarta do qeshë, do shkojë në plazh sepse kam një princeshë për ta rritur të lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shendoshë e mirë dhe vendi ku ai ndodhet ka një derë, e cila do hapet një ditë. Dhe për të ja vlen të presësh vitet që më duken ditë, mbase dhe një jetë të tërë!
Kam bërë durim me ju, nuk kam dashur të hap luftë sepse kam kuptuar që shkrimet, sensacioni është pjesë e punës tuaj!
Por tani e tepruat!
Për të gjitha shkrimet ku keni dëmtuar emrin tim, ku më keni bërë me ferrari, helikoptera, e anije kozmike do të mbani përgjegjësi para ligjit! /Opozita/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”
Djali jashtëmartesor i Schwarzenegger po shkon hapave të babait (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht