Jose Antonio Reyes ka gjetur vdekjen tragjikisht pas një aksidenti me makinën e tij.

Ish-reprezentuesi spanjoll ka luajtur për skuadra të mëdha, përfshirë Arsenalin, Sevillën, Benficën, Atletico Madridin si dhe Real Madridin.


35-vjeçari ishte i huazuar vetëm një sezon në Real Madrid dhe atë sezon ai ishte më meritori për triumfin e Realit në La Liga.

Titulli vendosej në ndeshjen e fundit të sezonit, pasi Real dhe Barcelona kishin pikë të barabarta.

GettyImages 74692634 Jose Antonio Reyes duke u inkuadruar në lojë në vend të David Beckham. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Reali ishte duke humbur 0-1 nga Mallorca, ndërsa Reyes u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të në vend të David Beckham.

Vetëm dy minuta i mjaftuan spanjollit të barazonte rezultatin në 1-1, ndërsa pasi Diarra e kaloi Realin në epërsi 2-1, Reyes shënoi edhe golin e dytë personal për fitoren e Real Madridit 3-1.

Pas kësaj fitore Reali arriti të shpallej kampion në La Liga edhe pse kishte pikë të barabarta me Barcelonën nga 76 të dyja.

GettyImages 73200955 Jose Antonio Reyes. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Reyes atë edicion si pjesë e klubit mbretëror kishte zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat ku kishte realizuar shtatë gola dhe tre asistime.
Për titullin e edicionit 2006/2007, meritat më të mëdha i ka pikërisht Reyes me paraqitjen fantastike në fundin e asaj ndeshje.

Sulmuesi anësorë e nisi karrierën te Sevilla, ndërsa luajti edhe për Arsenalin, Real Madridin, Atletico Madridin, Benficën, Cordoban, Espanyolin si dhe skuadrën kineze XJ T. Leopard. /Telegrafi/

Screenshot 5

telegrafi sport app