LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në Plasnicë

Rexhepi: Fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në Plasnicë

Zv. ministri i Transportit dhe Lidhjes, Bekim Rexhepi sot ishte në komunën e Plasnicës për ti kushtuar fokus të veçantë projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në këtë komunë.

Rexhepi theksoi se për here të parë po realizojmë një projekt të këtillë vital për jetën e përditshme për qytetarët e Plasnicës, sot në këtë vendbanim po fillojmë me punimet për ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal, faza e pare është në gjatësi prej 1.7 km dhe vlerë 170 mijë euro me një afat ndërtimi prej 6 muajsh.


Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar për mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat realizojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale tha në deklaratën e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

“Ne i kushtojmë fokus të veçantë zhvillimit të rrjetit të ujësjellësit, zhvillimit të infrastrukturës rrugore, mbrojtjes së mjedisit si parakusht për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët. Sot jemi të pranishëm për t’i kushtuar një rëndësi të veçantë projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në komunën e Plasnicës, që lind si nevojë prioritare e cila do të zgjidhë një problem të madh sanitar dhe higjeno-shëndetësor për këtë komunë.

Ky projekt është planifikuar të realizohet në tri faza, sipas projektit gjatësia totale e rrjetit të kanalizimit për pjesën e fazës së parë që është objekt zbatimi është 1.7 km. Për këtë projekt MTL ka siguruar 170 mijë euro dhe presim që faza e parë të përfundojë brenda 6 muajve kalendarikë. Angazhimi ynë për përmirësimin e cilësisë së jetës në çdo komunë është i dukshëm në terren dhe konfirmohet nga projektet e shumta që kemi realizuar deri më tani dhe ato që po punojmë aktualisht në të gjithë vendin”, deklaroi Rexhepi.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori