LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj i VV-së: Do të marrim pjesë në seancë, por jemi kundër marrëveshjes së demarkacionit

Rexhaj i VV-së: Do të marrim pjesë në seancë, por jemi kundër marrëveshjes së demarkacionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një prononcim për Telegrafin u shpreh se janë kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Rexhaj tha se do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila do të mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Sigurisht që LVV do të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme. Jemi kundër kësaj marrëveshje. Në marrëveshje përfshihet deklarata e dy presidentëve të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithçka që po mundohet Ramush Haradinaj të bëjë është që ta mbrojë presidentin Thaçi nga nënshkrimi me palën malazeze që ka dhënë territor, e kjo nuk ka emër tjetër pos që është tradhti kombëtare”, ka thënë Rexhaj.


Ai po ashtu tha se do ta kundërshtojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje me metodat e tyre demokratike.

“Sigurisht që i kemi metodat tona demokratike për ta kundërshtuar. Secili deputet do të mundohet të argumentoj që kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën”, tha ndër të tjera Rexhaj.

I pyetur se a do të ketë gaz lotsjellës si njëra ndër metodat e përdorura nga LVV, në seancat e kaluara kundër Marrëveshjes së demarkacionit ai tha: “VV s’ka përdorur asnjëherë metoda të dhunshme”.

Ndryshe, gjatë ditës është paralajmëruar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshje, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori