Zinedine Zidane ka vendosur të kthehet në stolin e Real Madridit, vetëm pasi ka marr garanci nga presidenti Florentino Perez, që plani i tij të shkojë deri në fund.

Francezi ka kërkuar garanci për një revolucion në skuadër.


Ai ia ka dhënë presidentit Perez një listë me emrat e që duhet të blihen si Eden Hazard, Christian Erikssen, Paul Pogba, Kylian Mbappe dhe Harry Kane.

harry kane tottenham 2018 19 157v7cdb8d79b1ojz9owdle83j

Tre prej tyre duhet të blihen gjithsesi, e ekipi do të plotësohej edhe me blerjen e Eder Militaon, që tani është lojtar i mbretërve.

Jo vetëm blerjet janë emra të mëdhenj, pasi edhe lojtarët që francezi nuk i do në skuadër janë emra të mëdhenj.

Në krye të listës është Gareth Bale, që pasohet nga yje si  Marcelo, Isco, Keylor Navas e Mariano Diaz.

bale 1 e1544375698458

Po ashtu do të largohen edhe Federico Valverde, Dani Ceballos dhe Marcos Llorente, në ka oferta të rëndësishme për ta.

Kanë mbetur edhe tre muaj deri në mbyllje të këtij edicioni, ku lojtarët kanë kohë që t’ia ndërrojnë mendjen Zidanes. /Telegrafi/  

telegrafi sport app