Manchester United i ka vazhduar kontratën menaxherit Ole Gunnar Solskjaer deri në qershor 2022 dhe norvegjezi e ka për detyrë që ta rris nivelin e skuadër.
Aktualisht janë gjashtë lojtarë të cilët janë pothuajse të sigurt që do të largohen me Alexis Sanchez, Ander Herrera, Juan Mata, Matteo Darmian, Marcos Rojo dhe Antonio Valencia, edhe pse për Alexis largimi është më e vështirë se sa parashikohet.
Kilian ka një kontratë deri në vitin 2022, por ai ka zhgënjyer që kur ka ardhur nga Arsenali në janar 2018, duke e dërguar Henrikh Mkhitaryanin në Emirates.
Nëse United merr një ofertë të mirë për Alexisin, ata janë të gatshëm të dëgjojnë.
Herrera, ndërkohë ka qenë një lojtar kryesor te Solskjaer, por kontratës e tij po i vjen fundi dhe spanjolli e ka pranuar një ofertë nga Paris Saint-Germain, pasi e ka refuzuar rinovimin e kontratës nga United.
Marrëveshja e Mata gjithashtu skadon në qershor dhe, nëse nuk ka një kthesë ai do të largohet nga Old Trafford në verë.
Darmiani dhe Rojo nuk kanë qenë në nivelin që pritej prej ardhjes së tyre në Mançester, ndërsa Valencia, tani 33 vjeç, duket sikur mund të shkojë drejt MLS.
Ardhja e një portieri nuk përjashtohet, megjithëse klubi do të bëjë gjithçka që ta mbajë David de Gean, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2020.
Ka pasur disa raporte për Thibaut Courtois, por arritja e nga Real Madridi do të ishte një opsioni i vështirë.
Deri në pesë nënshkrime
Do të ketë edhe ardhje, por që kushtëzohen nga largimet, pasi ideja është që të realizohet një projekt për ripërtëritje.
Ka pesë emra që United do të synojë, disa nga ta tashmë janë shpallur nga shtypi anglez. Ata duan një mbrojtës të djathtë, një mbrojtës, një ose dy mesfushorë dhe një sulmues.
Për mbrojtës i djathtë pëlqehet ai i Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka, që është objektivi më i arritshëm për United dhe kushton rreth 40 milionë euro.
Në qendër, pëlqehen emra si Raphael Varane dhe Kalidou Koulibaly.
Francezi pritet të largohet nga Madridi, derisa Koulibaly kërkohet nga disa klube të mëdha të Evropës, përfshirë edhe Los Blancos .
Largimet e Herreras dhe Matas do të lënë hapësira në mesfushë dhe Solskjaer e pëlqen yllin e Atletico Madridit, Saul Niguez, i cili kërkohet edhe nga Pep Guardiola i Manchester Cityt.
Mendohet se atij do t’i lejohet të largohet nga Los Rojiblancos këtë verë, edhe pse klauzola e lirimit të tij është 150 milionë euro.
Një opsion tjetër mund të jetë Declan Rice, një mesfushor 20-vjeçar anglez që luan te West Ham United, por ‘Hammers’ janë të vendosur ta mbajnë yllin e tyre të ri.
Në sulm, Jadon Sancho, është duke u ndjekur nga United pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Borussia Dortmund.
19-vjeçari do të kushtojë më shumë se 100 milion euro, por ai mund të jetë lojtari që do të fillojë revolucionin e shumëpritur në Old Trafford. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

“Ai do të bëjë një ndeshje të madhe”, Ancelotti pret shumë nga Vinicius për sfidën ndaj Arsenalit

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat