I revoltuar sulmoi zyrtarët policorë në Prizren pas shqiptimit të një gjobe, i dyshuari dërgohet në mbajtje

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një person është arrestuar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































