LAJMI I FUNDIT:

Revizioni shtetëror nxjerr në pah luksin e Ministrisë së Arsimit në Maqedoni (Video)

Revizioni shtetëror nxjerr në pah luksin e Ministrisë së Arsimit në Maqedoni (Video)

Të punësuarit në Ministrinë e Arsimit vitin e kaluar kanë shpenzuar 88 mijë euro për dreka nëpër restorante. Në raportin e revizorëve thuhet se për shpenzimet që i ka bërë Ministria nuk ka pasur dokumentacion. Vetëm për hotele me pesë yje ky Institucion ka paguar 11,500 euro, ndërsa 14 mijë euro janë paguar për akomodim në hotele në vend për të punësuarit në Ministrinë, si dhe për mysafirë nga jashtë. Të punësuarit në Ministrinë e Arsimit jashtë orarit të punës kanë përdorur shërbime taksi dhe për to Ministria ka paguar †etëpagesa për udhëtim, ftesa për mysafirët, si dhe agjenda për ngjarjet, transmeton Alsat-M.

“Mënyra e këtillë e pagesës së mjeteve pa dokumentacion përkatës mbështetës nuk është në përputhje me nenin 12 të Ligjit për kontabilitet, ndërsa shfrytëzuesit buxhetor dhe neni 37-v nga Ligji për buxhetet nuk jep bindje për shfrytëzim racional dhe ekonomik të mjeteve buxhetore. Shpenzimet për reprezentim në vitin 2015 është rritur dyfisht në krahasim me vitin 2014”, thuhet në raportin revizor.


Mënyra e pagesës, në kundërshtim nenin 12 të Ligjit për kontabilitet Derisa ministër i arsimit ishte Abdilaqim Ademi, në bazë të pagës për shtatë persona, për të cilët nuk ka pasur kurrfarë evidence se paraqiten në vendin e punës, Ministria ka ndarë më shumë se 40 mijë euro.

“Prania nuk mund të vërtetohej nga evidenca elektronike për orarin e punës. Të njëjtët nuk janë përfshirë në sistemin, ndërsa nuk janë prezantuar as formularët për vlerësim, e as që ka për këta persona vendime për shfrytëzimin e pushimeve vjetore”, shkruhet në raportin revizor.

Në Ministrinë, me kontratë për vepër janë angazhuar 62 persona. Për 26 prej tyre ndonëse nuk ka pasur aprovim nga Ministria e Financave, ata megjithatë kanë vazhduar punën në Kabinetin e ministrit. 88 mijë euro janë shpenzuar për karburant pa fletëpagesa për shfrytëzimin e makinave për nevojat dhe detyrat zyrtare. Në revizionin qëndron edhe ajo se Ministria ka refuzuar një pjesë të vërejtjeve, ndërsa për një pjesë është dakorduar se do të ndërmerren masa për të ndërprerë praktikën e tillë./Telegrafi/