LAJMI I FUNDIT:

Restoranti ku mund të paguhet përmes larjes së enëve (Foto)

Restoranti ku mund të paguhet përmes larjes së enëve (Foto)

Mysafirët që nuk kanë para të paguajnë për ushqimin dhe pijet, në një restorant në Tokio të Japonisë, mund të lajnë enët apo të kryejnë punë tjera.

Deri më tani, në këtë lokal që është në qendrën e kryeqytetit japonez, janë ‘punësuar’ më se 500 vet, transmeton Telegrafi.

Sekai Kabayashi e ka hapur këtë restorant para dy vitesh, në mënyrë që të jetë në dispozicion për të gjithë, përfshirë edhe të varfëritë që duan një gjellë të mirë, por nuk kanë të holla.


Brenda restorantit japonez

Ish-programerja 33-vjeçare, që është e vetmja e punësuar me orar të plotë, tregon se ‘punonjësit’ obligohen që për 50 minuta kryejnë angazhime të ndryshme.

“Ata mund ta sjellin edhe shoqërinë, pastaj të punojnë deri në një turn për ta shpaguar. Unë jam e kënaqur që përfundojnë obligimet, ata që i kanë qerasur miqtë” ka thënë Kabayshai.

Gjatë ditës, shpagimi bëhet duke marrë porositë, shërbyer dhe pastruar. Larja e enëve bëhet në të dy turnet, ndërsa ata që janë pasdite, duhet të hedhin mbeturinat dhe ta lënë pastër sallën dhe tualetet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

Interesante
Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

Mjellma ‘vrasëse’, tani e vetmuar

Mjellma ‘vrasëse’, tani e vetmuar

Fun
Kalo në kategori