LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Të analizohet pse janë liruar nga karantina mbi 50 për qind e qytetarëve që kanë ardhur nga jashtë, disa nga ta pa u testuar

Reshitaj: Të analizohet pse janë liruar nga karantina mbi 50 për qind e qytetarëve që kanë ardhur nga jashtë, disa nga ta pa u testuar

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka thënë se është e domosdoshme që të krijohet një Komision Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si komision funksional i Parlamentit të Republikës së Kosovës, brenda përgjegjësive dhe kompetencave të tij, ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës që kur edhe vendi ynë u përfshi nga pandemia e virusit COVID-19. Nga ajo që kemi parë gjatë tërë kohës, që kur vendi nisi të ballafaqohet me virusin, konsideroj se propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ish-qeveria e Republikës së Kosovës është i domosdoshëm”, ka thënë ajo.


Reshitaj ka renditur disa nga veprimet e marra nga Komisioni për Shëndetësi, gjatë të cilave tha se janë informuar nga drejtuesit e institucioneve në lidhje me veprimet e marra nga këto institucione dhe vështirësitë e hasura gjatë kësaj periudhe.

“Më 28 shkurt, patëm ftuar në takim përgjegjësit e institucioneve shëndetësore me në krye me ministrin Arben Vitia. Në atë takim jemi informuar sa ishin përgatitur institucionet shëndetësore publike në trajtimin e këtij infeksioni. Në funksion të monitorimit të punës, bashkërisht me disa nga anëtarët e komisionit kemi vizituar SHSKUK dhe barnatoren qendrore, më 11 mars, kemi kërkuar përkushtim profesional dhe ndërprerjen e procesit mësimor dhe masa të tjera. Si kryetare e Komisionit më 16 mars, publikisht i kam bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë që të mbledh të gjithë profesionistët shëndetësor për menaxhimin e situatës. Kemi kërkuar detaje për ngjarjen dhe rrethanat e vdekjes së të riut nga Gjilani”, tha Reshitaj.

“Më 12 maj në mbledhjen e komisionit, jemi informuar se për shkak të disa kritereve jo të gjithë të karantinuarit janë vendosur në karantinë dhe nga ata jemi informuar se jo të gjithë të liruarit nëpër shtëpi janë testuar. Lirimi i mbi 50 për qind të atyre që kanë qenë të karantinuar me arsyetimin që kanë pasur probleme të tjera shëndetësore është çështje që duhet të analizohet edhe më tutje”, tha Reshitaj.

Në Komision ishin të ftuar pastaj, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe drejtori i SHSKUK-së, ku Reshitaj tha se kanë hasur në disa mungesa që ka ky institut, si mungesë të infrastrukturës ligjore, mungesë e laboratorëve specifik e shumë mungesa të tjera, përfshirë edhe orari i tej zgjatur dhe ankesa për ushqimin e tyre.

Sipas saj, aty është kuptuar edhe se IKSHPK nuk monitoron gjendjen në veri të Kosovës.

“IKSHPK nuk monitoron situatën në veri, por testimet kryhen në komunat e veriut, ndërsa IKSHPK merr vetëm statistikat e dhëna. Një mijë testet e ardhura nga Serbia na është thënë se nuk janë përdorur. Komisioni ka shqyrtuar tërë raportin e kërkuar nga MSH-ja, pas shqyrtimit dyshon që ka fryrje të çmimeve, lidhjeve të kontratave të reja, lidhje të kontratave të reja megjithëse ka pasur kontrata të lidhura më herët”, tha Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori