Repriza nuk është premierë
Rikthim bisedimeve për vijën e demarkacionit të kufirit Maqedoni Kosovë, apo shtetasit e Kosovës së bashku me tokën po e humbin identitetin politik, për kënd të votojnë ata, për ata që ua morën tokën, apo për këta që e dhuruan tokën e tyre pa i pyetur ata fare…
Kosova bëhet temë e ditës sa herë që fqinjët e saj luajnë buzët, thirrje-mos thirrje në ceremoninë inauguruese të Ivanovit, dhe e tëra ajo përtypje dhe lëvizje nofullash do të tejkalohej pa u vërejtur fare, po që se ata që do të përcillnin këtë spektakël përmes televizioneve të dirigjuara, me premisa diplomatike, mundësisht të ishin shikues të disiplinuar, pa shqisën e të dëgjuarit, do të duhej të ishin pra shurdhmemecë.
Druaj se edhe atëherë liderët-shqiptarë do të gjenin arsye të shumta për të arsyetuar veten para të huajve, se duhet respektuar kartën universale për të drejtat e njeriut.., kështu ata do të vetëdekoroheshin se janë pionierë të demokracisë liberale.
Por si duket shfaqjet nuk janë gjithmonë të reprizuara, fatmirësisht premiera zbulon VIP mysafirët. Qëlloj që ndër ta mos të ishte prezent presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, në "galla" shfaqjen e inaugurimit të presidentit maqedonas, për vendosjen e kurorës të të cilit u kujdesën dhjetëra shqiptarë, nuk ishte numri aq i rëndësishëm sa ishte partneriteti VMRO-BDI, kështu që u përmbush kushti i ekuacionit binom me dy të (pa)njohura, shqiptarë e maqedonas, komb e minoritete.
Për të përshëndetur këtë përbuzje diplomatike ishte edhe presidenti shqiptar, i cili reagoi duke i kafshuar buzët, ai bile e hëngër desertin.
Se a është kohë për eksperimente të reja apo jo mbetet të shihet, por mund të pritet që liderët që konsiderohen të popullarizuar kanë shumë burime, kanë mundësitë dhe eksperiencën. Në të shumtën e rasteve kjo është e vërtetë, por të jesh në turmën e shumicës së popullarizuar mund të jetë një faktorë rreziku për të butët të moderojnë sjelljet devijante
Pra nuk krisi belaja që presidenti maqedonas po luan në kartën e përçarjes ndërmjet shqiptarëve, ngaqë ata që janë në pozitë me maqedonasit, si zakonisht janë më të butë, kanë pozita në pushtet, i ruajnë pra këto lidhje të brishta, ndërsa opozita shqiptare në Maqedoni reagon për ndërmarrjen e hapave më drastik nga ana Shqipërisë dhe e Kosovës, ato të reciprocitetit.
Balansi i panatyrshëm politikë VMRO-DPMNE vlen vetëm atëherë kur duhet me kontribua shqiptarët me vota, është ky një kusht i domosdoshëm i demokracisë parlamentare, atëherë kur duhet zgjedhur ndonjë nga liderët maqedonas, për t’u arritur kinse pajtueshmëria qytetare para evropianëve.
Ashtu ndodhi edhe kur u zgjodh Ivanovi, nëpër vendet e votimeve u dukën shumë pak zgjedhës shqiptarë, por ata përfaqësoheshin nga BDI-ja e cila përmbushte "hambarin" e mjaftueshëm të votave për të realizuar qëllimin, të zgjidhet kryetari i pranueshëm për të gjithë qytetarët.
Shqiptarët nuk kishin ndonjë përfitim nga kjo lëvizje e pamatur politike, jepe votën për të humbur vet. Nuk shkojë gjatë e Ivanovi bëri përbuzjen e parë, në inaugurimin e tij presidencial nuk kishte ftuar presidentin e Kosovës, apo ishte luajtur loja prapa skenës "unë po të ftoj, por t’i mos eja", pastaj për këtë pëlqim në shenjë mirënjohjeje do të shtrohet qilimi i kuq, nuk u dha asnjë detaj për dobinë e bisedës, as programi i vizitës, çdo gjë lidhej me qilimin e kuq, parakalimin, intonimin e himnit pa tekst, flamurin shumëngjyrësh të Kosovës dhe vetëm të plotësohej kërshëria e mysafirit, pse aq shumë po banalizohej një vizitë e pakuptimtë, për të cilën veç ishte aranzhuar protokolli zyrtar, e tëra do të ishte e përmbledhur në pyetjet: Kujt i duhej kjo vizitë, dhe cili ishte qëllimi i vizitës?
A do të ishte vizitë përuruese për Ivanovin, vizitë pune, apo..?! Edhe ashtu politika e Kosovës është shumë e hapur ndaj fqinjëve, ndërsa tepër e mbyllur ndaj opozitës, e shumë më shumë ndaj qytetarëve, pra është shumë relaksuese ndaj të huajve, ndërsa përbuzëse ndaj shqiptarëve.
A nuk vlen ky konstatim në rastin shumë të përfolur, influenca e grupit të kryetarëve pjesëmarrës, e njërit prej tyre apo dy tre.., e që pastaj u përqafua nga grupi si kërkesë e përbashkët, apo ishte marrëveshje e ftuesit me të ftuarin, ka mbetur enigmë e pasqaruar që len hapësirë për spekulime të papërmbyllura.
Zakonisht ky fenomen mund të ndodhë te grupet e prekura sociale që përfshijnë grupet e regjistruara, ku anëtari është anëtarë formal (psh. partia politike, sindikata), ose një klikë sociale, por jo edhe në tubime burrështetasish, nga të dy shtetet të populluara me shqiptarë, për njërin president u shtrua darka, ndërsa tjetrit ia lanë trohat.
Nu e di si ndihej rehat Bamir Topi në atë rreth kur presidenti Fatmir Sejdiu ishte "lëçitur" pa të drejtë, dhe të tërë skenarin e kishin gatitur "binjakët sijamezë" Tadiq-Ivanov. Nuk di a kanë komunikuar në mes vete Topi e Sejdiu, apo nuk kishte nevojë të bisedonin, se pozita e njërit ishte pakrahasimisht më e favorshme se e tjetrit.
Presioni si vlerë fizike ka kuptim të natyrshëm, çdo prekje e gishtit kudo në çfarëdo sipërfaqe të trupave në natyrë përcakton kuptimësinë e presionit, ashtu edhe definohet, varësisht nga sistemi i matjes jepet edhe vlera adekuate në njësi matëse.
Është pra një dallim shumë i madh krahasues i të definuarit të presionit në shkenca fizike nga kuptimi pskiologjik, ngaqë ai i referohet ndikimit të ushtruar nga grupi në inkurajimin e personit për të ndryshuar qëndrimet, vlerat, sjelljet, në mënyrë që ato të përputhen me normat e e miratuara nga Grupi.
Athua pse nuk miratohen normat përshtatëse ndërmjet shqiptarëve, dhe pse ata nuk janë kujdesshëm dhe të të dashur për njëri tjetrin ashtu si kujdesen për të huajin, i fshehin edhe mërrolet kur janë të shqetësuar. Shpeshherë ndodhë e kundërta; herë janë servilë, e herë-herë agresiv, arrogant, të padurueshëm, dhe po ua lëvize gurin e mexhes, vaj halli rrezikohet edhe koka.
Po qe do që Kosova ka tokë mjaft edhe ata 2,500 hektarë që humbën nga marrëveshja dy palëshe Serbi-Maqedoni gjatë caktimit të vijës së demarkacionit (këtë e kishte përshëndetur PDSH-ja kur ishte partner koalicioni me VMRO-DPMNE-n), pa u konsultuar fare Kosova, humbi toka sikur mos të kishte pronarë, se toka publike "e dërzhavës" (përdorej si zhargon) është e huaja, por nuk ishte e tëra ashtu, ngaqë shtetasit e Kosovës së bashku me tokën po e humbin identitetin politik, për kënd të votojnë ata, për ata që ua morën tokën, apo për këta që e dhuruan tokën e tyre pa i pyetur ata fare.
Dhe në fund, edhe pse gjermanët po ua hapin politikanëve shqiptarë mundësinë e stopimit të hovit diplomatik pa realizuar tërsishtë Marrëveshjen e Ohrit, ata bëhen se nuk kuptojnë këto sinjale, dhe Ali Ahmeti pas ardhjes nga Brukseli deklaron se BDI mbetet në koalicion me VMRO-DPMNE, pa u dhanë sqarime nga partneri në koalicion se si ndodhi që Ivanovi përbuzi presidentin e Kosovës Sejdiu, dhe jo vetëm atë, ndodhi si ndodhi ai përbuzi edhe elektoratin shqiptarë në Maqedoni.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin