"Reporterët pa kufi": EULEX-i dërgoi sinjale të forta negative

Një sjellje e tillë është çështje serioze brenda misionit të BE-së, synimi i të cilit është të ndihmojë rivendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të instalojë respektimin për vlerat evropiane demokratike, thuhet në reagimin e “Reporterëve pa kufi”, përcjell koha.net.
“Duke i bërë presion një gazetari investigues, misioni i EULEX-it po vepron në kundërshtim me parimet fondamentale të Bashkimit Evropian për lirinë e informimit”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i “Reporterëve pa kufi”, Christopher Deloire.
“EULEX-i ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kredibilitetit dhe misioni ka dërguar sinjale të forta negative për udhëheqësit lokalë. Pse ata do të mendoheshin dy herë për t’u bërë presion gazetarëve tash e tutje në qoftë se BE-ja, që supozohet se duhet ta udhëheqë Kosovën në rrugën e normave demokratike, mendon se mund t’i kërcënojë ata me persekutim?”, ka shtuar Deloire, përcjell koha.net.


















































