Reportazh nga CNN, Majlinda Kelmendi: Medaljet tona na bëjnë t’i harrojmë problemet që kemi

Është kampione e re e Evropës dhe me këtë triumf bëri krenar të gjithë bashkëvendësit e saj.
Majlinda Kelmendi padyshim që është krenaria e sportit kosovar falë sukseseve të saja në arenën ndërkombëtare.
Pas fitimit të shumë medaljeve xhudistja e famshme pejane do të marrë pjesë edhe në lojërat olimpike në ‘Rio 2016’.
Por, rrugëtimi deri këtu nuk ishte aspak i lehtë. E ajo e ka zbuluar atë gjatë një interviste për “CNN”.
“Kur filloj një ndeshje, ndjej se kurrë nuk do të humb, do të fitojë, më duhet të fitoj”, fillon rrëfimin e saj Majlinda,
“Si fëmijë isha shumë e qetë, nuk isha agresive, jo luftëtare, dhe kur filloja të stërvitem xhudo, u bëra krejt ndryshe. Për femra një duel zgjat 4 minuta, kurse për meshkuj është 5, pikët maksimale shënohen me ippon, nëse e rrëzoni kundërshtarin në shpinë, ose të tjerat kur prapë e rrëzoni në shpinë, por nuk është aq e lartë, si dhe rrëzimi në pjesën anësore. Ndoshta njerëzit kur e shikojnë xhudon për herë të parë u duket e komplikuar, por pas një ore ndoshta i kuptoni të gjitha”.
“Unë garoj në kategorinë nën 52 kilogramë, jam e renditur në pozitën e parë në botë dhe jam dy herë kampione e botës. Më 2016, do ta përfaqësoj për herë të parë Kosovën në Lojërat Olimpike”.
Vështirësitë e mëparshme e kanë bërë që ta shijojë më tepër të tashmen e suksesshme.
“Gjatë karrierës time kam pasur shumë probleme, në fillim nuk mund ta përfaqësonim Kosovën, deri më 2009 ishte kështu, por tani jemi pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ishte gjëja më e mirë që ndodhi sepse tani sportistë mund të ëndërrojnë pjesëmarrjen në Olimpiada, duke e përfaqësuar Kosovën”.
Majlinda nuk e harron as vendlindjen e saj dhe gëzimin e mbarë popullit pas çdo suksesi që ajo regjistron.
“E kam ëndërruar këtë për një kohë të gjatë dhe më në fund po realizohet. Është nder, kënaqësi për mua, ndoshta për një ditë ose dy mund t’i bëjë njerëzit në Kosovë të qeshin dhe të gëzohen, duke e harruar se ne kemi shumë probleme”, përfundoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë