LAJMI I FUNDIT:

Replika mes Selim Selimit dhe Abelard Tahirit në Kuvend, deputeti i PDK-së kërkon rrëzimin e kësaj qeverie dhe shkuarjen në zgjedhje

Replika mes Selim Selimit dhe Abelard Tahirit në Kuvend, deputeti i PDK-së kërkon rrëzimin e kësaj qeverie dhe shkuarjen në zgjedhje

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se miratimin e këtij Projektligj e kanë obligim që e kanë marr prej MSA-së dhe është e rëndësishme që të respektohet marrëveshja e parë kontraktuale që Kosova e ka me BE-në.

“Sa i përket shqetësimeve që u ngritën për blerjen e pronave nga shtetet jo mike si Rusia, Kina, Serbia etj unë po ju siguroj që kemi mekanizma të mjaftueshëm shtetëror që t’i kontrollojmë transaksionet e tilla, e kemi inteligjencën financiare, rregulloret e BE-së. Ajo që duhet ta shohim me sy tjetër është mundësia që ky ligj i jep diasporës shqiptare që të ketë prona këtu”, tha Selimi.

Ai shtoi se diaspora nga Gjermania do të ketë më shumë mundësi që të përfshihet në Kosovë edhe duke blerë pronë.

“Kjo do t’i mundësojë shqiptarëve në Preshevë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, e Shqipëri që të kenë prona në Kosovë në mënyrë më të qëndrueshme. Ky ligj i jep mundësi më shumë vëllezërve e motrave që kemi në diasporë dhe në shtetet fqinje që të jenë pronar të tokave në Kosovë”, u shpreh ministri Selimi, shkruan Telegrafi.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri. Ai tha se po shihet se sa kjo Qeveri është e interesuar që të mbështesë këtë nismë.

“Vërtet ju përgëzoj për angazhimin tuaj personal për me qua një nismë të tillë përpara. Në anën tjetër sesa kjo mazhorancë, ku kryeministër dhe kjo mazhorancë është i interesuar për mi mbështet ato kategori që i përmendet ju po e shihni edhe ju sot në Kuvendin e Kosovës. Mazhoranca sot nuk ka krijuar kushte për me kalua një politikë e tillë, po del e parëndësishme për ju”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, nga tani e tutje i pret një angazhim shumë i madh në Parlamentin e Kosovës, për t’i bërë ndryshimet dhe kritikat që u thanë. Ai shtoi që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.

“Këtu po e shohim jo seriozitetin tuaj dhe të kësaj qeverie në raport me një politikë me një obligim tonin në raport me BE që e kemi marrë dhe është dashur të kryhet para 5 viteve. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje sa ma shpejt, dhe ju duheni me ju bashku opozitës me i bo votat bashkë me qu këtë qeveri në shpi sepse nuk keni potencial me kalua as edhe një ligj të vetëm, dhe ekzistenca ma tutje e kësaj qeverie nuk ka kuptim”, u shpreh Tahiri, shkruan Telegrafi.

Kundër replikë pati nga ministri Selimi. Ai shtoi se obligimet që dalin nga MSA-ja duhet t’i shohin si obligime të përbashkëta.

“Unë mendoj që obligimet e marr nga MSA nuk janë obligime të mazhorancës apo miniorancës. Obligimet që na dalin nga MSA-ja duhet t’i marrim si obligime të përbashkëta. E kemi rastin ta votojmë në lexim të parë, e pastaj mes dy leximeve të bëjmë ndryshimet e nevojshme”, tha Selimi.

Ndryshe Projektligji për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës, nuk u hedh në votim për shkak të mungesës së kuorumit pasi që në sallën e Kuvendit nuk ishin të pranishëm as 50 deputetë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori