Për tragjedinë e djeshme të ndodhur në Shqipëri ndihma të mëdha kanë ofruar edhe nga Kosova, gjersa shumë prej tyre dhuruan gjëra materiale për të prekurit nga tërmetet.

Përderisa shqiptarët nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë për t’u dalë në ndihmë janë ballafaquar me pagimin e taksës, e cila siç shihet as në këto ditë tragjike nuk është larguar.


Kjo ka ngjallur pakënaqësi të shumta me ç'rast kanë bërë apel që të paktën në këto ditë të hiqet taksa dhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të kalojnë më lehtë.

Një reagim rreth kësaj e ka bërë edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi i cili ka kërkuar nga Qeveria që të hiqet taksa e autostradës.

"O ndyrësira hiqeni taksën këto ditë të paktën o gjak pirsa në krye me Edi Ramën. Por, hiqeni taksën rrugore të paktën për këto ditë që është gjendje e jashtëzakonshme. Po ne nuk do themi asnjëherë mbarova se erdhën vëllëzërit e motrat nga Kosova se sa për ju..", ka shkruar mes të tjerash ai.

Ndërkaq, deri më tani bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka arritur në 29 ndërsa 658 janë të plagosur. /Telegrafi/