LAJMI I FUNDIT:

Rënia e euros zvogëlon ndjeshëm eksportet në Shqipëri, tkurrja më e fortë që nga pandemia

Rënia e euros zvogëlon ndjeshëm eksportet në Shqipëri, tkurrja më e fortë që nga pandemia

Tregtia e jashtme e mallrave po tkurret. Të dhënat tregojnë se eksportet vijuan rënien edhe në muajin gusht, duke sjellë më pak të ardhura për Shqipërinë. Në muajin e 8-të të vitit, eksportet kushtuan 27 miliardë lekë, duke u ulur 22 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Thellimi i rënies në gusht, ka përkeqësuar ecurinë për gjithë 8-mujorin. Sipas INSTAT, në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 300 mld lekë, duke u ulur me 9 % krahasuar me një vit më parë.

Kjo është rënia më e thellë mujore e këtij viti dhe më e forta që nga viti 2020, kur eksportuesit vuajtën më shumë se të gjithë pasojat e pandemisë.


Të gjithë grupmallrat kanë shënuar tkurrje, me përjashtim të plastikës dhe produkteve kimike, që nuk kanë ndonjë peshë të rëndësishme në ekonomi. Materialet e ndërtimit, metalet, këpucët por dhe ushqimet e makineritë janë mallra që po krijojnë vështirërsi në zinxhirin e bizneseve vendase.

Kujtojmë se këta të fundit, prej një viti kanë ngritur shqetësimin për humbjet që iu ka shkaktuar rënia e euros në kursin e këmbimit.

Në muajin gusht, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, janë Italia Austria dhe SHBA. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe janë Kosova, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori