LAJMI I FUNDIT:

Rëndohet gjendja e Dani Alvesit – ka bërë kërkesë të dhimbshme ndaj gardianëve të burgut

Rëndohet gjendja e Dani Alvesit – ka bërë kërkesë të dhimbshme ndaj gardianëve të burgut

Dani Alves thuhet se ka kërkuar të mbyllet në qelinë e tij për pjesën më të madhe të ditës pasi gruaja e tij ia kërkoi divorcin, pas akuzave se ai përdhunoi një grua.

Ish-ylli i futbollit të Brazilit dhe Barcelonës  ka qenë në burg që kur u arrestua më 20 janar mes pretendimeve se sulmoi gruan në një klub nate të Barcelonës në fund të vitit të kaluar.

Gruaja e tij Joana Sanz e vizitoi atë në burgun Brians 2 në Kataluni në shkurt mes raportimeve se modelja kishte kërkuar divorc.


Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim - futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie
Lexo po ashtu Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim - futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie

Burimet thanë se ai “është plotësisht i shkatërruar dhe shumë nervoz” pasi gruaja e tij 29-vjeçare Joana i tha atij se donte t’i jepte fund martesës së tyre.

Sipas Cuatro, Alves dëshiron të jetë “i mbyllur në qelinë e tij” për pjesën më të madhe të ditës në burgun ku po mbahet.

Një tjetër femër akuzon Dani Alvesin për sulm seksual
Lexo po ashtu Një tjetër femër akuzon Dani Alvesin për sulm seksual

Kuptohet se ai tani është në një qeli i vetëm, pasi më parë e kishte ndarë atë me një të burgosur tjetër.

Alves gjithashtu ka hyrë në grevë urie dhe ka ditë që ai nuk ha fare, sipas raportimeve.

Dani Alves luan ndeshjen e tij të parë në burg, së bashku me ish-truprojën e Ronaldinhos
Lexo po ashtu Dani Alves luan ndeshjen e tij të parë në burg, së bashku me ish-truprojën e Ronaldinhos

Por – thuhet se atij i lejohen vizitat ditore në burg, ku bëhet e ditur se ka bërë debutimin e tij në futboll në burg.

Asnjë datë nuk është caktuar për gjyqin e Alves, ndërsa braziliani do të vazhdojë qëndrimin prapa grilave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Kalo në kategori