Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka bërë renditjen e gjyqtarëve më të mirë në histori të futbollit.

IFFHS ka mbledhur të gjitha rezultatet e renditjeve vjetore të gjyqtarëve nga vitet 1987 deri në vitin 2022 për të vendosur më të mirin e të gjitha kohërave.


Vendi i një gjyqtari në çdo kategori vjetore përcakton numrin e pikëve që ata kanë mbledhur. Në rast se një gjyqtar përfundon në krye të listës vjetore, atëherë ata shpërblehen me 20 pikë.

Vendi i dytë në këtë renditje përfiton 19 pikë, ndërsa i treti merr 18 pikë dhe kështu vazhdon deri në fund.

Ashtu siç pritej, Pierluigi Collina, fituesi i çmimit si ‘Gjyqtari më i mirë në botë’ nga IFFHS në gjashtë raste mes viteve 1998 dhe 2003, e udhëheq tabelën me 191 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Markus Merk.

I treti në listë është gjermani Felix Brych që mban 161 pikë ndërsa Kim Milton Nielson mban pozitën e katërt.

Howard Webb i Anglisë e kompleton pesëshen e gjyqtarëve më të mirë me 156 pikë. Webb është njëri prej tre gjyqtarëve anglezë në listë, me Graham Poll që renditet i 23-ti me 82 pikë, dy më shumë se Martin Atkinson që renditet i 27-ti.

Dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori sipas IFFHS: Pierluigi Colina191 pikë

collina

Markus Merk184 pikë

merk

Felix Brych 161 pikë

brych

Kim Milton Nielsen159 pikë

nielsen

Howard Webb 156 pikë

webb

Björn Kuipers 152 pikë

kjuipers

Peter Mikkelsen142 pikë

mikelsen

Cuneyt Cakir140 pikë

cakir

Oscar Ruiz – 132 pikë

ruiz

Nicola Rizzoli121 pikë

rizzoli

/Telegrafi/

telegrafi sport app