Rrezik nga dehidrimi gjatë verës – mesazhi i Ariana Zhubi Roka për konsumin e shpeshtë të ujit të pijes te fëmijët

Në episodin e fundit të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, të mbështetur nga United Hospital, Ariana Zhubi Roka ka theksuar rëndësinë jetike të konsumimit të ujit për fëmijët, sidomos gjatë stinës së verës kur temperaturat janë të larta dhe aktivitetet fizike më të shpeshta.
“Shpesh ndoshta harrojmë me ia ofru fëmijës ujin duke menduar që ka hëngër e ka pirë ujë gjatë ushqimit... Por një aktivitet i vogël menjëherë duhet me u zëvendësua me ujë”, ka theksuar ajo, duke sqaruar se energjia që fëmijët e humbasin gjatë lojërave duhet të rikthehet me anë të hidratimit të vazhdueshëm.
Zhubi Roka shtoi se uji është baza për çdo fëmijë dhe duhet të vijë para ushqimit.
“Është shumë e rëndësishme, sidomos në këtë kohë të nxehtë”, u shpreh ajo, duke theksuar rolin esencial që ka uji në funksionimin e shëndetshëm të organizmit të fëmijës gjatë verës.
Për më shumë ndiqni podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/




















































