“Remontada” mbetet vetëm fjalë – Arsenali fiton ndaj mbretërve edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka shënuar fitore edhe në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit, kësaj radhe me rezultat 2-1, për të kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët, por një gol i Kylian Mbappe, ishte nga pozita jashtë loje.
Arsenali pastaj ka fituar penallti në minutën e 11-të pas rishikimit të VAR-it, ku Asensio pengoi Merinon në zonë.
Bukayo Saka gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois ndali gjuajtjen e tij në minutën e 13-të.
Pas disa minutash Real Madridi, fitoi penallti, por pas shikimit të VAR u anulua.
Minutat e mbetur të pjesës së parë nuk sollën asgjë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e zjarrtë.
Arsenali kaloi në epërsi prej 1-0 me golin e Bukayo Saka shënoi në minutën e 65-të, që përfitoi pas një pasimi të Mikel Merinos.
Por Real Madridi ka shënuar për 1-1 menjëherë në minutën e 67-të, me Vinicius Junior që realizoi, pas një gabimi të Salibas.
⚽️GOAL | Real Madrid 1 - 1 Arsenal | Vinicius
Stream here 👉🏽 https://t.co/FXeFsiCkeSpic.twitter.com/VvOa1di8bd
— Goal Rush (@goal_rush03) April 16, 2025
Pa u mbyll ndeshja, Martinelli i dha goditjen e fundit mbretërve, me një gol të bukur në kohën shtesë për fitoren prej 2-1.
⚽️GOAL | Real Madrid 1 - 2 Arsenal | Martinellipic.twitter.com/nJcKt3llYW
— Goal Rush (@goal_rush03) April 16, 2025
Arsenali do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/




































