LAJMI I FUNDIT:

Rekordmeni i Zvicrës, Alexander Frei në mbrojtje të shqiptarëve: Jam krenar me Xhakën e Shaqirin, tani është koha e shqiptarëve në Zvicër

Rekordmeni i Zvicrës, Alexander Frei në mbrojtje të shqiptarëve: Jam krenar me Xhakën e Shaqirin, tani është koha e shqiptarëve në Zvicër
Shaqiri und Frei (Photo Blick.ch)

Në Zvicër vazhdon të jetë tema e momentin festimi i golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Dy futbollistët tanë kanë gjunjëzuar serbët me dy golat e tyre duke i dhënë Zvicrës fitoren e parë në Kupën e Botës.

Por festimi i tyre me shqiponje ka ngjallur reagime të mëdha në tërë botën, pasi serbët si gjithmonë që viktimizohen kanë quar ankesë në FIFA për t’i dënuar djemtë tanë.


E së fundmi në mbrojtje të Xherdanit e Granitit ka dalë edhe legjenda e Zvicrës, Alexander Frei.

Ish-sulmuesi i famshëm i Kombëtares së Zvicrës i cili është edhe golashënuesi më i mirë në histori me 42 gola ka folur për rastin e shqiponjës.

Alexander Frei (Getty Images)

“Natyrisht që nuk ishte veprimi më i mençur në Kupën e Botës, por nuk ka qenë ndonjë gabim festimi i tyre. Unë jam krenar me ata dy djem që luajnë për Zvicrën”, ka thënë fillimisht Frei.

Frei ka deklaruar se e rëndësishme është që Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët japin maksimumin në fushë dhe nuk ka fare rëndësi nëse nuk e këndojnë himnin.

“Shaqiri dhe Xhaka kanë cilësi të jashtëzakonshme. Ata rregullisht dhurojnë spektakël në fushë duke dhënë maksimumin. Kjo është më e rëndësishme se sa këndimi i himnit.”, vazhdoi tutje Frei.

(Getty Images)

38-vjeçari ka thënë se tani është koha e shqiptarëve në Zvicër pasi më parë ishte e turqve dhe italianëve.

“Po i krahasoj gjeneratat në Kombëtare ndër vite. Në vitet e tetëdhjeta lojtarët kishin emra si Sulser, Egli, Burgener ose Hermann. Më pas, në vitet nëntëdhjetë, turqit erdhën me lojtarët si Turkilmaz apo edhe italianët me Sforzan por edhe afrikanët me Nkuffo. Përsëri ishte një gjeneratë e turqve me vëllezërit Yakin”, tha Frei.

Festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit

Tutje ish-sulmuesi i Borussia Dortmund deklaroi se tani është koha e shqiptarëve.

“Tani shumë lojtarë me prejardhje shqiptare janë në Kombëtare. Është koha e shqiptarëve në ekipin tonë kombëtar”.

“Është shumë normale dhe krejtësisht logjike që kanë ndjenja për dy vendet”, tha Frei.

Krejt në fund Frei tha se shqiptarët janë integruar plotësisht në shtetin zviceran por që është gjë normale që ata jetojnë me traditat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Premier League
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori