LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i ri mbi ujë (Video)

Rekordi i ri mbi ujë (Video)

Argjentina vendosi një rekord të ri në librin “Guinness” duke notuar gati 2.000 vetë njëherazi, që kanë lidhur duart me njëri-tjetrin.

Specialistët e librit të rekordeve certifikuan se 1.941 persona kanë qëndruar njëkohësisht pezull për 30 sekonda mbi ujin e liqenit “Epecuen”, të ndodhur në juglindje të Buenos Airesit.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur 28 qershorin e vitit 2014, në liqenin “Sun Moon” të Tajvanit, ku 634 vetë bënë të njëjtën gjë, të ndihmuar nga mjete lundruese. Por pjesëmarrësit e eventit në Argjentinë nuk patën nevojë për ndihmë shtesë, e kjo falë nivelit të lartë të kripës në ujë.


“Epecuen”-i është 10 herë më i kripur sesa deti, çfarë i lejon njerëzit të qëndrojnë fare natyrshëm mbi ujin e tij.

Në këtë drejtim, liqeni krahasohet vetëm me Detin e Vdekur dhe konsiderohet tepër qetësues nga ata që e zgjedhin si mënyrë për relaksim.

Rekordi botëror u vendos brenda kornizave të një festivali lokal turizmi. “Epecuen”-i vizitohet çdo vit nga një numër i madh të huajsh.

Në vitin 1985, fshati pranë tij u përmbyt pas reshjeve të rrëmbyera disaditore të shiut, e banesat u mbuluan nga uji i kripur që mbërrinte në gati 10 metra, transmeton tch.

Por me kalimin e kohës, godinat u ngritën sërish mbi nivelin e ujit dhe zona është rikthyer në atraksion turistik.