Edoardo Reja, në konferencën për shtyp para sfidës më Anglinë, me humor u kujtojë vendasve sukseset e italianëve në Wembley, të cilët edhe ai kërkon t’i ndjekë si trajner i Shqipërisë.
Me Anglinë është ndeshje edhe prestigji. Mendoni të merrni edhe rezultat pozitiv?
Të gjitha ndeshjet luhen për t’i fituar. E dimë që është ndeshje shumë e vështrë përballë një ekipi të madh jo vetëm individualisht, por edhe si ekip. Shqipëria duhet të bëjë ndeshjen perfekte, jemi këtu që të bëjmë një figurë të mire, pse jo të arrijmë dhe rezultat pozitiv.
Anglia i ka marrë me frikë italianët pas finales së Euro 2020?
Më bën të qesh. Kam menduar për Mancinin që ka fituar këtu. Shpresoj që të ketë hapur rrugën. Shpresoj që të jemi me fat. Anglia ishte favorite, por Italia e meritoi ta fitonte Evropianin, edhe pse në fillim pësoi gol dhe u duk se do të pësonte të tjerë.
Do të jetë një provim pjekuria në një stadium të tillë si Wembley. Southgate e vlerëson shumë punën tuaj …
Vlerën e Anglisë e dimë, por kam kërkuar të punoj në ekuilibrin e skuadrës. Në këtë pikëpamje, kemi punuar mirë. Nuk do të qëndrojmë vetëm në pritje të Anglisë, por edhe të sulmojmë. Dua të zhvillojmë një ndeshje të mirë, me personalitet, shpresoj që futbollistët e mi të mos kenë frikë, të luajnë ashtu siç dinë. Dua të jenë 100 të fokusuar jo vetëm ata që do të luajnë titullarë, por edhe ata të pankinës. Më vjen mirë për vlerësimet e Southgate, sepse realisht kemi zhvilluar eliminatore të mira me ndonjë gabim të vogël si në ndeshjet me Poloninë, ku humbëm, por nuk e kemi thënë fjalën e fundit, edhe pse duket e vështirë.
Cila është gjendja e skuadrës, e Brojës në veçanti? Cilat janë dilemat për formacioni?
Jam mësuar t’ua them futbollistëve se cilët do të luajnë një ditë para ndeshjes. Dyshimet janë gjithmonë. Mund të theksoj se kemi punuar shumë dhe sigurisht do të jetë e vështirë të bëj zgjedhjet, por të jeni të bindur që do të hedh në fushë ekipin më të mirë.
Broja është bashkuar tashmë me ekipin, ka pasur probleme me kaviljen, nesër do të shohim nëse do të jetë gati, pasi të vlerësojmë situatën. Mund të them që nuk do të jetë titullar, kjo është e qartë. Shpresoj të jetë në gjendje të luajë.
Pse nuk u stërvitët në Wembley?
Ishte rrugë e gjatë deri në Wembley, kemi bërë këtë zgjedhje në një ambient më afër hotelit. /ss/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=6ZUQjbUdnOI&feature=emb_title&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës