Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Edoardo Reja për dy ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror 'Katari 2022'.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë dy ndeshje shumë të rëndësishme në tetor kundër Hungarisë dhe Polonisë.


Takimi i parë do të zhvillohet në 'Puskas Arena' të Budapestit, më 9 tetor, ndërsa me polakët skuadra e Edy Rejas do të përballet në 'Air Albania', më 12 tetor.

239547597 4151599844939213 7110404295728586711 n

Trajneri italian ka grumbulluar 26 futbollistë për këto dy takime, ku mungesat më të mëdha janë padyshim ajo e Amir Abrashit dhe Qazim Laçit

Ka edhe rikthime në ekipin kombëtar, ku kryesisht janë në repartin e mbrojtjes si Ermir Lenjani, Ivan Balliu dhe Kastriot Dërmaku.

Nëse Shqipëria arrin t’i fitoja të dyja sfidat e radhës, praktikisht do të renditej e dyta në grup, pas Anglisë, duke supozuar se do të arrijë të fitojë ndeshjen me Andorrën.

Sipas këtij skenari kuqezinjtë do t’i luanin shanset e kualifikimit në fazën play off. /Telegrafi/

875d5d49 dccf 42ab aa08 c37c3864441b

telegrafi sport app