LAJMI I FUNDIT:

Reja: Kjo fitore nuk do të vlente nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë

Reja: Kjo fitore nuk do të vlente nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë
(Foto: SuperSport)

Terreni e ‘Air Albania’ nuk e ndihmon shumë Shqipërinë. Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Kazakistanit Edy Reja u ankua për terrenin e stadiumit të ri të kryeqytetit, ndërsa komentoi rikthimet e Memushajt dhe Cikalleshi, foli për ndeshjen e radhës si dhe për zgjedhjet e tija.

“Ishim 2-0, goli i pësuar na hapi probleme. E kishim nisur ndeshjen mirë, rikuperuam më pas. Nga minuta e 25-të ky gol na kushtëzoi. Ata morën shumë zemër. Skuadrat u hapën shumë në fushë, u krijua një diferencë mes lojtarëve. Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë, zgjodha në mesfushë lojtarë që e luanin mirë topin, për të pasur superioritet në mesin e fushës”.

“Cikalleshin e njoh dhe na mungoi në ndeshjet e para. Është një lojtar që punon shumë në fazën ofensive dhe shënon. E gjithë skuadra nuk arrin të shprehet maksimalisht për shkak të fushës. Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi. E kam të vështirë të them kush ishte më i miri”.


Shqipëria merr fitore komode ndaj Kazakistanit - dueli i radhës për kreun e grupit
Lexo po ashtu Shqipëria merr fitore komode ndaj Kazakistanit - dueli i radhës për kreun e grupit

“ Nuk ka dy pa tre. Nuk do të vlente kjo fitore, nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë. Duhet të përgatitemi mirë se Bjellorusia është një skuadër shumë më e fortë fizikisht se Kazakistani, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje”.

“Këto ndeshjet na kanë ndihmuar shumë. Ka pasur shumë hapësirë për të rinjtë, Selahi, Kallaku, Doka. Kemi aktivizuar dhe lojtarë të tjerë. Në fund fare do të nxjerrim konkluzionet. Edhe në këtë ndeshje do të vazhdojmë siç kemi bërë dhe më pas do të bëjmë vlerësimet. Kemi pasur debutues edhe si Broja, të cilët kanë nevojë për minuta, më pas do të bëjmë vlerësimet”, u shpreh Reja për SuperSport.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori