LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 8 mijë vetura pas lirimit nga gjobat

Regjistrohen 8 mijë vetura pas lirimit nga gjobat

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) javë më parë ka marrë vendim që të regjistrohen veturat pa paguar gjobë.

Nga ky vendim ka rezultuar me regjistrimin e 8 mijë veturave deri më tani.


Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj në Facebook ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për regjistrim të veturave pasi që koha për faljen e gjobave është e limituar.

Postimi i ministrit Sefaj:

Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, të cilin e kam marr javë më parë ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara.

Qytetarët të cilët si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, meqë koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit të automjeteve në kohën e paraparë është e limituar. /Telegrafi/