Integrimi në tregun e punës i refugjatëve të ardhur në Gjermani në vitet e fundit po arrihet më shpejt se sa ishte menduar, sipas ekspertëve. Por pagat e tyre janë relativisht të ulta.
Sipas vlerësimeve të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesioneve (IAB) refugjatët po integrohen më shpejt në tregun e punës, se sa mendohej më parë. „Unë mendoj, se në vjeshtë afër 40% e refugjatëve në moshën e punës do të arrijnë të futen në tregun e punës”, ka thënë së fundmi drejtuesi i sektorit të migrimit, integrimit dhe studimit të tregut të punës në IAB, Herbert Brücker për rrjetin redaksional, „Netzwerk Deutschland”. Me këto ritme mund të jemi „të kënaqur”, tha ai, „po të kujtosh se kushtet fillestare të refugjatëve në vitin 2015 e më pas ishin shumë të vështira”, kjo sepse, gjermanishtja si gjuhë është shumë më larg arabishtes, se gjuhët e refugjatëve që erdhën nga Ballkani në vitet 90-të.”
Me zanat po pa shkollë profesionale
Brücker tha më tej, se afërsisht 36% e refugjatëve në moshën 15 deri në 64 vjeç janë të punësuar. „Këta janë rreth 380.000-400.000 vetë. „Shumë prej tyre janë të punësuar si punëtorë për një kohë të kufizuar, edhe pse me rroga relativisht të ulta”. Por përveç kësaj, thotë eksperti Herbert Brücker, ka një numër të madh refugjatësh që punojnë në gastronomi, në fushën e „Security”, të pastrimit, në ndërtim dhe në kujdesin shëndetësor ndaj të moshuarve”.
Afër 50% e refugjatëve në Gjermani kanë një punë të kualifikuar. „Kjo është një vlerë e lartë, po të mendosh, se vetëm çdo i pesti refugjat para ardhjes ka pasur një shkollë profesionale apo universitet”, thotë Brücker. Eksperti e shpjegon këtë me atë, që në vendet origjinë ata kanë kryer punë të kualifikuara, edhe pa diplomë profesionale. „Në vende si Siria nuk ka shkollë profesionale për mekanikët si tek ne. Zanati mësohet në punë.” Kurse mjekët apo studiuesit kategorizohen në statistikat e IAB si specialistë. „Në këtë sektor punojnë maksimalisht 6% e refugjatëve”. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën