Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo, ku procesi i vettingut u cilësua si një ndër hapat më të rëndësishëm në reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa ambasadorja u zotua për të ofruar ndihmë në ekspertizë.
Ministrja e falënderoi ambasadoren për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë, me ç’rast diskutuan më shumë rreth secilës prej tyre.
“Gjithashtu në këtë takim u adresua edhe nevoja për veprime institucionale kundrejt dhunës në familje. Një reformim i thellë në drejtësi do nënkuptonte që të trajtohen edhe çështjet e dhunës në familje me një seriozitet të shtuar, qasje kjo që do të zvogëlonte këtë fenomen shqetësues në shoqërinë tonë. Për këtë u shpreh bindje e plotë që duhet të ketë seriozitet nga policia, prokurorët e deri tek gjyqtarët për ta fuqizuar ligjin dhe zbatimin e tij. Për rishikimin funksional, ministrja Haxhiu njoftoi që do të takohen me Këshillin Gjyqësor dhe me Këshillin Prokurorial, si dhe Akademinë e Drejtësisë për të siguruar që janë të informuar dhe për t’u pajtuar me ndryshimet që do të vijnë pas komenteve të cilat do të adresohen.
Ambasadorja u njoftua më shumë edhe rreth votimit të draft-konceptit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua temës së themelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si nevojë e domosdoshme që Republika e Kosovës ta ketë një institucion të tillë ku adresohen krimet e kryera gjatë luftës së fundit, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada prej përfundimit të saj”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, ministrja po ashtu theksoi se me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit adresoi nevojën e nisjen së negociatave për lidhjen e marrëveshjeve për Ndihmë Juridike të Ndërsjellët ne Çështje Penale, për Ekstradim dhe atë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale si dhe nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Konventën e Hagës.
Në një përshëndetje shumë miqësore të dy palët u shprehën të gatshme të takohen që temat e diskutuara të marrin formën dhe drejtimin më të mirë të mundshëm, në realizim të aspiratave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj një personi nga Tetova dhe katër kompanive për fshehje të tatimit

Rama kundër aksioneve të SPAK, Rama: Masa sigurie për drejtuesit e UBT pa gjyq, rektori flet nesër para grupit të PS

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania