LAJMI I FUNDIT:

Reformat në Kosovë po vlerësohen si progres i lartë nga qeveritë dhe partnerët më seriozë ndërkombëtarë

Reformat në Kosovë po vlerësohen si progres i lartë nga qeveritë dhe partnerët më seriozë ndërkombëtarë

Në intervistën për gazetën gjermane “Stuttgarter Nachrichten” ministri i Jashtëm i Gjermanisë,  Heiko Maas, thekson qartë se reformat të cilat janë ndërmarrë nga Kosova janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen, njëkohësisht ri-konfirmon mbështetjen financiare të Qeverisë Gjermane për Kosovën.

Sikur për të ri-konfirmuar qëndrimin e ministrit të Jashtëm Gjerman, indeksi i Bankës Botërore e radhitë Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor për cilësinë e procesit të polikë-bërjes në Qeveri. Ndërkaq në nivel ndërkombëtar, nga 187 vende të botës Kosova renditet e 24-ta.

Indeksi i Bankës Botërore analizon se si politik-bërësit ndër-veprojnë me palët e interesit gjatë procesit të hartimit të politikave dhe legjislacionit që ndikojnë në komunitetin e biznesit.


Në po këtë periudhë dëshmohet përkushtimi i institucioneve të Kosovës në fuqizimin e gruas, ku në raportin global “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2019: Një dekadë reformash”, Kosova nga 100 pikë vlerësohet me 91.88, apo e 32-ta nga 187 shtete.

Ky raport mat tetë indikatorë që janë të strukturuar rreth ndërveprimit të grave me ligjin, prej kur e fillojnë karrierën, vazhdojnë përparimin e deri në fund të karrierës.

Këto vlerësime janë sinjale të qarta se Kosova po bënë përparim të madh nëpërmjet ndërmarrjes së reformave strukturore nga Qeveria. Këto vlerësime janë motivuese për institucionet dhe popullin e Kosovës se rruga e ndjekur përmes reformave, pavarësisht sfidave, është në drejtimin e duhur në arritjen e cakut për integrim evropian.

Vegëzat referuese:

Intervista e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, për gazetën gjermane “Stuttgarter Nachrichten”:

https://www.stuttgarter-nachrichten.de/inhalt.aussenpolitik-deutschland-verlaengert-finanzhilfen-fuer-kosovo.dcd6f965-c312-4e37-a224-c2c2a2d77ea1.html?fbclid=IwAR0Ub7uyH19B_5ogrYvW5G5zGwBgQXasVypeF-Af4MEm_Z32-x_ysA9tNc4

Indeksi i Bankës Botërore për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri:

https://rulemaking.worldbank.org/?fbclid=IwAR3XRXypHLvyhN5u0r1rauucN-dD-AaAcVZJ9Bk7lSEjWV1LdfZDoBZOhPg

Raportin global i Bankës Botërorë “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2019: Një dekadë reformash”:

https://openknowledge.worldbank.org/bitstream/handle/10986/31327/WBL2019.pdf?fbclid=IwAR39FyGNTLe9Gaur6hKUMpJc_MvWXrerCheij-3rLIUQPQi1kQttmdkMAp8

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori