Refiqe Tërnava: Të ndjekim modelin e demokracisë së Evropës e Amerikës, edhe për çështjen e shamisë dhe lirisë së besimit

Një ndër të veçantat e kësaj fushate në Kosovë është dhe kandidimi i vajzës së Myftiut Naim Tërnava, kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, një prej figurave me peshë në jetën publike të shoqërisë kosovare.
Refiqe Tërnava-Beka thotë se nuk vuan nga ndonjë ambicie për karrierë, porse e do protagonizmin politik, si një mënyrë për t’i ndryshuar gjërat për mirë.
Gjithashtu, në një intervistë për “tesheshi.com”, e ndodhur në një shoqëri ku “shamia” gjendet prej vitesh përballë një “ushtrie anti-saj”, kandidatja Tërnava e sheh këtë dhe si frymë anti-demokratike, siç thotë, nga një elitë udhëheqëse që nuk shkëputet dot nga rrënjët komuniste.
“Më irriton fakti që gratë me shami, apo edhe feja në përgjithësi, në Kosovë trajtohet si një temë tabu, sidomos duke kujtuar faktin që jemi në një shtet me shumicë myslimane dhe pretendojmë që jetojmë në demokraci. Çka është dallimi në mes një gruaje me shami, dhe të gjitha grave tjera që mund të jenë pjesë e kuvendit të Kosovës? A nuk e ka çdo kosovar identitetin e tij/saj fetar dhe kombëtar që e garanton kushtetuta e Kosovës? Nëse e besojmë dhe praktikojmë demokracinë mbi te cilën thirremi dhe pretendojmë që e aplikojmë, atëherë nuk kemi arsye t’i shohim gratë e mbuluara si rast i veçantë”, ka thënë Tërnava.
Sipas saj, gjendja e sotme ekonomike, sociale dhe politike në Kosovë ka ndikim tek të gjithë ne.
“Si tek unë që bartë shaminë, si tek të gjitha gratë, nënat, dhe qytetarët tjerë. Nuk është njerëzore dhe kushtetuese që gratë me shami, apo çdo qytetar tjetër të gjykohet në këto baza. Do të ishte shumë më e drejtë dhe legjitime nëse do të gjykoheshim për kontributin që do ta japim në rast se zgjidhemi deputetë në Parlamentin e Kosovës”.
“Çdo ditë politikanët tanë tregojnë se sa është Kosova e orientuar kah Evropa dhe Amerika. Nëse po pretendojmë t’i ndjekim vendet e Evropës, e veçanërisht Amerikën, si modele të demokracisë, atëherë pse nuk i ndjekim ato edhe për çështjen e shamisë dhe fesë në përgjithësi. Fatkeqësisht, kjo është një hipokrizi që vjen nga politikanë që shihet dhe kuptohet që nuk kanë pasur rast të dalin nga Kosova dhe të shohin demokracinë e vërtetë që aplikohet në ato vende, dhe në të njëjtën kohë, akoma nuk po mund të ikin nga rrënjët e tyre komuniste. Prandaj këto tema, pa pikën e mëdyshjes, i konsideroj si tema që rrjedhin nga islamofobia dhe që kanë tendencë përbuzjen e një feje të cilës i takojnë më shumë se 1.8 miliard njerëz”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri