LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar sot për referendumin e Serbisë, ndërsa tha se organizimi në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Haxhiu në një postim në Twitter shkruan se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse


“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse”, shkruan Haxhiu.

Ndryshe, sot në orën 14:00, Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje.

Pasditen e së premtes, ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë patën një takim me krerët e shtetit të Kosovës në lidhje me kërkesën e Serbisë që të mbajë referendumin për ndryshim të kushtetutës në territorin e Kosovës.

Njëzëri krerët e shtetit i kanë thënë jo kësaj kërkese, duke dhënë dy mundësi tjera që qytetarët serbë të Kosovës të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në këtë referendum. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori