LAJMI I FUNDIT:

Reeker-Dimitrov: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të nisin etapë të re në marrëdhëniet si aleatë në NATO

Reeker-Dimitrov: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të nisin etapë të re në marrëdhëniet si aleatë në NATO

Zëvendës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, tha se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-të nisin etapë të re në marrëdhëniet e ndërsjella dhe bashkëpunim si aleatë në aleancë.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, Reeker ka cekur domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave për të përforcuar kapacitetin e përgjithshëm në vend, duke përfshirë këtu fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov tha se vizita e Reeker po ndodh në një moment të rëndësishëm për vendin tonë dhe vetëm një ditë pas miratimit të djeshëm të Protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO nga ana e Komitetit për Punë të Jashtme pranë Senatit amerikan.


Reeker me porosi për opozitën maqedonase: S’keni kohë për lojëra politike
Lexo po ashtu Reeker me porosi për opozitën maqedonase: S’keni kohë për lojëra politike

“Përkrahja e SHBA-ve në integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut ishte dhe mbetet thelbësore në arritjen e stabilitetit, demokratizimit të mëtejshëm dhe prosperitetit të vendit dhe të rajonit”, ka thënë Dimitrov.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet bilaterale si të forta dhe miqësore, të bazuara në partneritet strategjik dhe bashkëpunim në më shumë fusha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori