LAJMI I FUNDIT:

Redon Xhixha shpërthen me dy gola në Ligën e Kampionëve

Redon Xhixha shpërthen me dy gola në Ligën e Kampionëve

Redon Xhixha është në top formë dhe këtë e ka dëshmuar edhe sonte në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, në sfidën mes Rakow dhe skuadrës së tij Qarabag.


Ish-anëtari i Tiranës ka shënuar dy gola në humbjen e skuadrës së tij 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Poloni.

Edhe pse kampionët e Polonisë kishin epërsi prej dy golave 2-0, Xhixha arriti që në minutën e 73-të të realizonte golin e parë, duke goditur saktë me kokë pas një harkimi nga e majta.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Vetëm dy minuta më vonë, 25-vjeçari shqiptar doli sërish në skenë ku devijoi topin nga afër golit me shpatull për ta barazuar rezultatin përkohësisht.

Në fund të ndeshjes, Rakow realizuan golin e fitores 3-2, derisa sfida e kthimit zhvillohet pas një jave në Azerbajxhan.

Xhixha është në top formë, pasi edhe në raundin e parë të Ligës së Kampionëve realizoi dy gola në dy ndeshje ndaj Lincoln Red Imps. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Zymer Bytyqi mund ta bëj hapin e madh në karrierë, në bisedime me skuadrën e madhe nga La Liga

Zymer Bytyqi mund ta bëj hapin e madh në karrierë, në bisedime me skuadrën e madhe nga La Liga

La Liga
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Kalo në kategori