LAJMI I FUNDIT:

Reçica në Maltë, paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes së parë për punësim

Reçica në Maltë, paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes së parë për punësim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Maltës, me ftesë të ministrit të Familjes, të Drejtave të Fëmijëve dhe Solidaritetit Social, Michael Falzon.

Në kuadër të kësaj vizite, sot ministri Reçica është takuar dhe me ministrin e Edukimit dhe të Punës, Evarist Bartolo me të cilin kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe edukimit profesional.

Ministri Reçica dhe Bartolo u dakorduan për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në këto dy fusha.


Gjithashtu, gjatë takimit, të dy ministrat u dakorduan që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit dhe angazhimit sezonal të punëtorëve, respektivisht qytetarëve të Republikës së Kosovës, në shtetin e Maltës, shtet ky i Bashkimit Evropian.

Reçica dhe Bartolo u pajtuan që të intensifikohet puna e grupeve punuese, në mënyrë që kjo marrëveshje të finalizohet sa më parë, me qëllim që të nënshkruhet në një të ardhme të afërt dhe të fillojë implementimi i saj në praktikë.

Ministri Reçica e ftoi ministrin maltez për vizitë zyrtare në Prishtinë, për të nënshkruar marrëveshjen pas finalizimit nga grupet punuese të të dyja shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori